December 26, 2025
1 min read

Ilir Murtezaj në Vushtrri: Besimi për Bedri Hamzën po rritet çdo ditë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët e Vushtrrisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se gjithandej po vërehet besim i plotë për Bedri Hamzën, kandidatin për kryeministër.

“Takim jashtëzakonisht i ngrohtë me qytetarët në Vushtrri, mes energjisë dhe mbështetjes së madhe që po rritet çdo ditë! Gjithandej po shohim besim të plotë për Bedri Hamzën dhe mbështetje e fuqishme për 44-shin në listë. Bashkë. Përpara drejt fitores me 28 dhjetor”, ka shkruar Murtezaj.

Latest from Blog

Go toTop