Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në janar 2026 është shënuar një rritje e prodhimit bruto të energjisë nga hidrocentralet, si dhe një rritje e konsumit të energjisë elektrike krahasuar me janarin e vitit 2025.
ASK njofton se prodhimi bruto nga hidrocentralet ka arritur 29.901 GWh, që përbën një rritje prej 67,09 % krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 894,93 GWh, një rritje prej 1,10 %, ndërsa konsumi i energjisë elektrike arriti 695,17 GWh, duke shënuar një rritje prej 4,63 %.
Sipas një komunikate të ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsum ishte 10,87 %. Importi i energjisë elektrike në janar ishte 508,45 GWh, ndërsa eksporti arriti 299,19 GWh, duke përfshirë edhe sasinë e transmisionit.
Nga ana tjetër, prodhimi i thëngjillit regjistroi rënie prej 20,55 %, duke u prodhuar rreth 617,956 mijë ton. Konsumi sipas sektorëve tregon rritje më të lartë në industri (22,96 %) dhe ndriçim publik (14,07 %), ndërsa disa kategori të tjera si konsumatorët 220-110 kV dhe minjtë shënuan rënie.