Të mërkurën rreth orës 19:50, një person nga fshati Dobrajë e Madhe e Lipjanit ka kërkuar tretman mjekësor pasi dyshohet se ishte rrahur nga dy të tjerë.
Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor pasi dyshohet se është rrahur nga dy të dyshuar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.