August 11, 2026
1 min read

Incident i rëndë në Shkodër: I moshuari bie nga kati i dytë i banesës

Një i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati mëngjesin e sotëm, pranë kinemasë në Shkodër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa i moshuari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës.

Sipas raportimeve, ai ka pësuar frakturë në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Latest from Blog

Go toTop