December 22, 2025
1 min read

Incidenti me armë në Pejë, ky është personi që u plagos

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Pejë në rrugën “Jarina”.

Si pasojë një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Viktima është U.Ferizi, i cili fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas u transferua për në QKUK në Prishtinë.

Tashmë rastin po e hetojnë Prokuroria bashkë edhe me policinë, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur ky konflikt i sotëm.

Latest from Blog

Go toTop