October 3, 2025
1 min read

Inspektorati i Tregut në Gjakovë bllokon disa bluza me mbishkrime në gjuhën serbe

Inspektorati i Tregut në Gjakovë ka hasur në produkte të ndryshme tekstili me mbishkrime në gjuhën serbe.

Gjatë inspektimi në bashkëpunimin me Policinë Kufitare në Gjakovë janë gjetur produktet të cilat nuk kishin dokumentacion përcjellës dhe mungonin etiketime të rregullta.

Produktet e identifikuara janë bllokuar menjëherë, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejshme ligjore.

A mund të fshihet ndonjë e vërtetë, a mund të qëndrojë Serbia pa tempullin e Shën Pjetrit”, shkruan në njërën nga bluzat që u kap nga inspektorati.

Latest from Blog

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda
Go toTop