August 10, 2026
1 min read

Inspektorati vazhdon kontrollet, tërhiqen nga tregu produkte me yndyrë bimore

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar të hënën kontrollet në markete, pas urdhrit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për tërheqjen e disa produkteve të qumështit dhe produkteve të ngjashme nga tregu.

Gjatë paradites janë realizuar shtatë inspektime në markete të klasave B dhe C në rajonet e Prishtinës dhe Prizrenit.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar produkte që përmbajnë yndyrë me bazë bimore, ndërsa me urdhër të IQMT-së ato janë larguar nga raftet.

Në mesin e produkteve të tërhequra gjatë kontrolleve janë Holla Schmand 400 g, Holla Cooking Cream 1 L dhe Magic Krem 800 g.

Ndërkohë, autoritetet kanë publikuar edhe një listë më të gjerë të produkteve të kompanisë Abrazen LLC – Qumështorja Vita, për të cilat është kërkuar tërheqja nga tregu.

IQMT ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa opinioni publik pritet të informohet në baza ditore për produktet që largohen nga tregu.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop