Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahim, ka bërë me dije se vetëm për këtë vit, komunave u janë shqyrtuar vendime gjyqësore në vlerë mbi 82 milionë euro, shumica e të cilave lidhen me kontrata kolektive.
Ibrahimi, tha se një muaj më parë, kjo shifër ishte rreth 73 milionë euro, ndërsa totali i vendimeve gjyqësore që u janë shqyrtuar komunave nga viti 2022 deri në tetor të këtij viti ka arritur mbi 245 milionë euro.
“I kemi mbledhur shënimet nga komunat e Kosovës. Vetëm për këtë vit, nëse një muaj më parë është raportuar që komunave u ishin shqyrtuar vendime gjyqësore me shumicën për kontrata kolektive në vlerë rreth 73 milionë euro, tash shifra ka arritur mbi 82 milionë euro. Gjithashtu, totali që i është marrë komunave për vendime gjyqësore, ku shumica janë për kontrata kolektive, nga viti 2022 deri në tetor të këtij viti ka arritur mbi 245 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe, pjesa më e madhe e fondeve që u janë marrë komunave është përdorur për investime kapitale”, u shpreh Ibrahimi.