March 20, 2026
1 min read

Ipeshkvi Gjergji shkon për vizitë në BIK me rastin e festës së Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, në ditën e parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sipas traditës, po organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Në vizitë, pos presidentes Vjosa Osmani, Myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij i shkoi edhe Ipeshkvi Dodë Gjergji, transmeton Klankosova.tv.

Nga atje, u përcollën mesazhet e urimeve për festën e Bajramit.

“Urime të gjithëve. Lutem që ne të gjithë kemi paqe në radhë të parë në zemrat tona”, tha imzot Gjergji.

Ndër të tjera ai bëri thirrje që njerëzit të luten për më shumë paqe në botë.

Latest from Blog

Tronditëse në Pejë: Djali kanos babanë

Një rast tronditës është raportuar të enjten në Pejë. Policia ka njoftuar se një burrë, pas një mosmarrëveshjeje është kanosur nga djali i tij, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se një mashkull kosovar,

Keqtrajtoi djalin dhe gruan, prangoset gjakovari

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari
Go toTop