November 10, 2025
1 min read

IPK rekomandon suspendimin e 4 policëve në Podujevë, dyshohen për keqtrajtim të dy qytetarëve brenda stacionit policor

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë që shërbenin në Stacionin Policor të Podujevës, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve gjatë përdorimit të forcës.

Sipas njoftimit zyrtar, informacionet fillestare për rastin janë pranuar nga vet Policia e Kosovës, ndërsa hetimet e para tregojnë se zyrtarët e përfshirë dyshohet se kanë keqtrajtuar dy qytetarë, prej të cilëve njëri është i mitur, brenda ambienteve të stacionit policor.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërsa katër zyrtarët po hetohen nën dyshimin për veprën penale Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.”

IPK ka bërë të ditur se hetuesit e saj janë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë dhe se pritet të ndërmerren veprime të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Latest from Blog

Gjithë Kosova shkon në rinumërim

Gjatë ditës së sotme, kemi pranuar raport nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Maroku “josh” Andres Iniestën

Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka tërhequr vëmendjen e Federatës së Futbollit të Marokut. Sipas mediave spanjolle, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është ftuar

Ylli i Chelsea gjithnjë e më pranë Real Madridit

Real Madridi ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Chelsea, Enzo Fernandez. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, klubi londinez nuk e konsideron më të paprekshëm lojtarin dhe është i hapur për negociata në

Ronaldo fiton betejën ligjore ndaj Juventusit

Cristiano Ronaldo ka fituar përfundimisht betejën ligjore ndaj Juventusit lidhur me pagat e shtyera gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Gjykata ka vendosur se ylli portugez nuk është i detyruar të kthejë shumën
Go toTop