October 26, 2025
1 min read

Ironizon Kadrijaj: Sot keni mujtë me pa një Albin të urtë, të butë 

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, duke ironizuar tha se sot ka qenë mundësia për ta parë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin të “të urtë, të butë e të përkushtuar”.

Ajo tutje tha se Kurti nuk i pati votat, andaj nuk u votuar qeveria “Kurti 3”.

“Albin Kurti nuk i ka votat dhe nuk u votua qeveria “Kurti 3”, e mira që keni mujt me pa sot është një Albin të urtë, të butë, të përkushtuar dhe në vend të për planin qeverisës ai ka folur për punët që i ka bërë”, tha Kadriaj.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop