February 24, 2026
1 min read

Ish-deputetja e Vetëvendosjes e propozon Lutfi Hazirin për president

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantia ka dalë me një propozim interesant rreth emrit për president të ri të Kosovës.

Ajo ka propozuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin për këtë post.

“Në skenën aktuale politike, ku shpesh dominon polarizimi dhe retorika e ashpër, e ku interesi i ngushtë partiak apo personal vihet në rend të parë, një nga figurat që ka kontribuar më së shumti në shtyrjen e politikave publike racionale dhe në forcimin e shtetndërtimit është Lutfi Haziri”, ka shkruar Pantina.

Sipas saj, Haziri ka ruajtur gjithmonë komunikim korrekt dhe të përgjegjshëm, pa fyerje ndaj kundërshtarëve, me respekt ndaj mediave, shoqërisë civile dhe sidomos partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo kulturë politike dhe kjo qasje unifikuese e bëjnë atë një profil të denjë për President”, ka shkruar Pantina.  

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop