Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, ka bërë të ditur se ka dorëzuar ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ndaj zyrtares policore Valdete Gubetini, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të tij gjatë një ndalimi më 1 maj 2026.
Sipas Berishës, ai nuk është informuar për arsyen e arrestimit për më shumë se pesë orë dhe nuk ka marrë sqarime për dyshimet ndaj tij deri më 3 maj, kur është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai pretendon gjithashtu se gjatë procedurës është përdorur gjuhë fyese dhe presion psikologjik ndaj tij, përfshirë komente për aktivitetin e tij publik.