February 23, 2026
1 min read

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës emërohet drejtor i Administratës në këtë komunë

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Argjend Thçi është emëruar Drejtor i Administratës në këtë komunë.

Thaçi në Facebook ka shkruar se përvoja e fituar gjatë katër vjeçarit të kaluar do të jetë një bazë e fortë për të vazhduar punën me përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.

“Administrata komunale është themeli i funksionimit të mirë të institucionit, prandaj angazhimi im do të jetë që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë më efikase, më të shpejta dhe sa më cilësore. Do të punojmë për një administratë moderne, profesionale dhe gjithmonë në shërbim të qytetarit”, shkruan ndër të tjera ai.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop