Një preson i cili ishte në arrati, është paraqitur në polici së bashku me avokaten e tij në Jarinjë.
Ai ka dërguar çelësin e kasafortës së sekuestruar më 28 tetor 2025 në Jarinjë, në të cilën gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me dy karikatorë dhe 50 fishekë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte leje valide për armën.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet për falsifikim të dokumentit.