Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si vazhdimësi të retorikës tensionuese ndaj Kosovës.
Sipas Islamit, pas zhvillimeve të sigurisë në veri dhe sulmit në Banjskë, presioni tashmë po orientohet edhe drejt çështjes së Liqenit të Ujmanit.
Ai tha se paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit janë, sipas vlerësimit të tij, teknikisht të parealizueshme, por se deklarata të tilla synojnë të sfidojnë autoritetin e institucioneve të Kosovës.
“Epoka e tolerimit të shantazheve dhe e kërcënimeve asimetrike ka përfunduar. Sundimi i ligjit dhe siguria kombëtare do të zbatohen me vendosmëri”, ka deklaruar Islami.
Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
/Demantim News/