Izraeli do të revokojë licencat e 37 grupeve të ndihmës humanitare që punojnë në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se ato nuk i kanë përmbushur kërkesat sipas rregullave të reja të regjistrimit.
Organizatat e njohura ndërkombëtare joqeveritare (ONQ) si ActionAid, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit dhe Këshilli Norvegjez për Refugjatët janë ndër ato që do t’u pezullohen licencat më 1 janar, me operacionet e tyre që do të përfundojnë brenda 60 ditëve.
Izraeli tha se grupet, ndër të tjera, nuk kishin dorëzuar të dhënat personale “të plota” të stafit të tyre.
Ky veprim u kritikua ashpër nga ministrat e jashtëm të 10 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të cilët thanë se rregullat e reja ishin “kufizuese” dhe “të papranueshme”.