March 4, 2026
1 min read

Izraeli i çon “selamin” e parë liderit të ri të Iranit, djalit të Khameneit

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi iranian për të zëvendësuar Ali Khamenein do të jetë një “objektiv i qartë për eliminim”.

“Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar udhëheqjen e planit për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar SHBA-në, botën e lirë dhe vendet e rajonit, dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i qartë për eliminim”, thotë Katz në një deklaratë.

“Nuk ka rëndësi se si quhet apo ku fshihet”, thotë ai.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë të plotë, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar aftësitë e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta përmbysë dhe ta zëvendësojë atë”, shton Katz.

Ky reagim erdhi pasi ditën e djeshme, Asambleja e Ekspertëve e Iranit zgjodhi Mojtaba Khamenei-n, djalin e Ali Khamenei, si udhëheqësin e ardhshëm.

Mojtaba Khamenei, i lindur në 1969 në Mashhad, ka qenë për dekada një figurë kyçe brenda strukturave të sigurisë dhe politike të Iranit, duke pasur lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe milicinë Basij.

Ai ka marrë edukim fetar në Qom dhe ka shërbyer më parë si pjesëtar i Gardës Revolucionare, duke u angazhuar në mënyrë aktive në çështje të sigurisë dhe politikës së brendshme të vendit.

Kujtojmë se nga sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Latest from Blog

Lumir Abdixhiku kandidat për President?

Tema e zgjedhjes së Presidentit, u diskutua edhe sot. Nga panelistët u dhanë versione të ndryshme rreth skenarëve dhe emrave që mund të propozohen. Gazetari Vullnet Krasniqi, bëri një supozim se lideri
Go toTop