Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Shkurte Haxhiu ishte e ftuar në rubrikën “60 sekonda” të emisionit Prive By Liberta Spahiu, pak para se të bëhej pjesë e shtëpisë së BBV, ku nuk hezitoi t’i përgjigj pyetjeve më pikante.
Shkurtja në përgjigjet e saj zbuloi pak nga personalja dhe vetja e saj.
Ajo tregoi se çfarë kishte refuzuar herën e fundit, si dhe ndau mendimin e saj në lidhje me jetën e saj të dashurisë.
Ajo theksoi se meshkujt janë të frikësuar t’i afrohen.
Përtej jetës së saj personale, Shkurtja shprehu edhe mendimin e saj për lojtarin më të mirë të edicionit të fundit të Big Brother, duke zbuluar preferencën e saj.
Në fund, duke iu përgjigjur pyetjeve provokuese, Shkurtja zbuloi gjënë më të çmendur që ka bërë ndonjë mashkull për të.
Intervista u mbyll me një metaforë interesante, ku këngëtarja e përshkroi veten në shtrat duke u krahasuar me një mace, duke shtuar një notë humori dhe misteri në përfundim të rubrikës.
Dëgjojeni të plotë intervistën e saj!