Shtëpia e bizhuterive luksoze Bulgari njoftoi të enjten yllin e muzikës pop Dua Lipa si ambasadoren e saj të re globale të markës.
“Është jashtëzakonisht e veçantë të punosh përkrah një marke ikonike si Bulgari, dhe jam e emocionuar që jam pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesimin, kreativitetin dhe feminitetin modern. Artikujt e tyre gjithmonë shtojnë prekjen perfekte përfundimtare, duke e transformuar një pamje në një moment të vërtetë”, tha Dua.
E lindur më 22 gusht 1995, në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës, Lupa u bë e famshme ndërkombëtare me albumin e saj debutues me të njëjtin titull në vitin 2017, i cili përmbante hite si “Be the One” dhe “New Rules”.
Albumi i saj i dytë, “Future Nostalgia”, i publikuar në vitin 2020, e forcoi statusin e saj si superyll global me këngë që kryesuan top listat si “Don’t Start Now” dhe “Levitating”, duke i fituar asaj çmime të shumta, duke përfshirë Grammy dhe Brit Awards.
