Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në ditën e tretë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ndër të tjera është pyetur edhe për Sylejman Selimin.
Mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq e pyeti Rubinin nëse e dinte se kush ishte Sylejman Selimi në atë kohë.
Në përgjigjen e tij, Rubin u shpreh se nuk mund të thotë se dinte këtë gjë.
“Nuk mund te them se e dija se kush ishte në atë kohë”, u shpreh ai.
Ndërkaq, i pyetur se a di se kush ishte paraardhesi i menjehërshem i Agim Çekut, përgjigja e Rubin ishte “jo”.