Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se do të nis hetimet për licencat e gurëthyesve.
Ajo tha se nga nesër do nisë punën edhe Komisioni për ekonomi, tregti, industri edhe inovacion ku do analizohet edhe problemi i licencave për gurëthyesit.
Statusi i plotë:
“Nga nesër do nisë punën edhe Komisioni për ekonomi, tregti, industri edhe inovacion.
Krahas ndërmarrjeve publike ku hyn si produkt edhe energjia elektrike, do analizoj edhe problemin e licencave për gurëthyesit.
Është ankesa më e shpeshtë që kam pranuar pas problemeve me energji elektrike.
Plus kësaj, çfarë është me shumë rëndësi, gjendja na ka bërë të rritet importi i produkteve përcjellëse prej Serbisë edhe nuk ka nevojë nëse problemi është mungesë licencimi.
Sido që të jetë gjendja do shoh anën ligjore, ekzekutive krahas ankesave nga odat/bizneset për të ardhur në përfundime konkrete”.