December 25, 2025
1 min read

Jonathan David “alarmon” Juventusin

Jonathan David po kalon një periudhë të vështirë te Juventusi pas transferimit të tij si lojtar i lirë.

Sulmuesi kanadez nuk ka arritur të fitojë një rol të rëndësishëm, duke shënuar vetëm 2 gola dhe 1 asist në 21 ndeshje. Përveç formës së dobët, raportet e tij me disa bashkëlojtarë, veçanërisht me Dusan Vlahovic, janë të ftohta.

Sipas mediave italiane, Luciano Spalletti po përpiqet ta integrojë dhe t’i rikthejë besimin, pasi pritshmëritë në Torino mbeten të larta.

Javët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen e Davidit te “Zonja e Vjetër”.

Latest from Blog

Go toTop