Kanë kaluar plot nëntë vite që kur një katër-vjeçare nxiti një prej momenteve më të llahtarshme televizive në histori.
Marsin e vitit 2017, analisti politik Robert E Kelly po jepte një prononcim “live” nga shtëpia e tij, vite para se thirrjet përmes “Zoom” e intervistat online të bëheshin gjë e zakonshme, raporton Klankosova.tv.
Në atë kohë, ai po flitë për BBC-në në lidhje me impiçmentin e Park Geun-hye, presidentit të Koresë Jugore, për “BBC World News”.
Por, teksa ai po jepte detaje për këtë zhvillim, vajza e tij Marion vendosi që të “mësonte” diçka nga kjo ngjarje.
Derisa Roberti – i cili ishte i veshur me kostum dhe kollare për rastin profesional – po i njoftonte shikuesit e BBC-së për zhvillimet, dera e “zyrës” së tij u hap dhe një vajzë e vogël me një xhemper të verdhë u paraqit.
Ajo nuk ishte e vetëdijshme se çfarë po bënte babai i saj, prandaj vendosi të hynte në dhomë e të bënte qejfet e veta.
Derisa gazetari po e pyeste Robertin se çfarë do të thoshte impiçmenti për rajonin, ai ndaloi për pak për t’ia bërë me dije analistit se fëmija i tij “sapo hyri brenda”.
Roberti u mundua ta shtyjë me qetësi vajzën e tij, por për të mos mjaftuar vetëm prezenca e saj, në dhomë hyri edhe një fëmijë tjetër.
Një zë gruaje u dëgjua duke thirrur në panik dhe duke ardhur me shpejtësi në dhomë, duke i larguar fëmijët nga aty.
Roberti u mbajt mirë, dhe i tha BBC-së “kërkoj falje”, derisa kaosi mbretëronte prapa tij.
Kjo video u bë virale, duke thyer rekorde shikueshmëri ditore.

E tani, Roberti e rikrijoi atë moment në X për të shënuar nëntë-vjetorin që kur familja e tij u bë e famshme në mbarë botën.
“Marion tani është 13-vjeçe; James është tani 9-vjeç”, thotë ai, dhe shfaq disa foto të familjes së tij.
Duke reflektuar mbi kënaqësinë që klipi ka sjellë gjatë viteve, shumë njerëz komentuan në postimin e Robertit.
“Një nga momentet më të mëdha në televizion. Ke një familje të bukur”, komentoi Joel.
“Të dy fëmijët janë yje, por çmimi për rolin më të mirë mbështetës i takon gruas tënde të panjohur: çfarë operacioni evakuimi i shkëlqyer”, ndau Ruiser.
“Një nga videot më të mira NDONJËHERË. Çdo prind pas punës nga shtëpia e përjetoi këtë moment!”, deklaroi Jess.