October 22, 2025
1 min read

“Ka bisedime mes partive për formimin e Qeverisë, këto na i paralajmëruan edhe Osmani e Basha”

Opinionisti Ilir Deda, po mendon se ka bisedime mes partive politike për krijimin e qeverisë së re.

Ai tha se këto paralajmërime kanë ardhur nga institucioni i Presidentes dhe i Kuvendit.

“Neve na kanë paralajmëruar Vjosa Osmani dhe Dimal Basha, apo prej institucioneve që këta i udhëheqin, që diskutime ka. Diskutime mundet me pas çfarëdo, dhe parimisht s’ka problem nëse ka bisedime mes partive politike, por nuk duhet të bëhet sikur më 2014 e cila ka qenë dramë shumë e madhe politike, dhe e pat helmuar skenën politike”, ka deklaruar Deda.

Sipas tij, më së miri do të ishte që partitë të dalin publikisht dhe të tregojnë për këtë çështje.

“Mendoj që është më së miri me dalë para opinionit publik dhe të tregohet që ndoshta kjo kishte me qenë fillim i një periudhe të uljes së tensioneve dhe gjuhës së keqe politike që e kemi parë që një kohë, dhe te shohim rezultatin këtë të diele se çka do të thotë kjo në realitet”, tha ai në Rubikon.

“Lutfi Haziri më herët tha se diskutime për procese të Kosovës, dhe tha se LDK-ja do t’i qëndrojë besnike fjalëve të saj”, tha Deda.

“Ndoshta kish me qenë mirë që ne mos t’u japim shumë hapësirë bisedimeve që po ndodhin. Unë besoj që po ndodhin. Nuk dua të shkoj në spekulime se kush me kë”, theksoi Deda.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop