Meteorologu Mendim Rugova ka folur për gjasat që ditët në vijim të bie borë në Kosovë.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se ka gjasa që të bie borë dhe do të ketë reshje të mëdha të shiut.
“Si duket po vjen bora e parë shkaku që e kemi një ciklon që është duke u zhvilluar nga Mesdheu dhe këto ditëve po pritet të kalojë edhe nga Joni. Por në të njëjtën kohë, kemi edhe masa të ftohta polare që po vijnë nga Rusia edhe po depërtojnë nga Evropa Lindore, pritet të vijnë edhe në vendin tonë”.
“Pritet një rënie drastike e temperaturave madje ka gjasa minimale të pritet nga 0 gradë Celsius, kjo dërgon mundësinë edhe për të reshura të borës, pritet të ketë edhe reshje të shumta të shiut”, ka thënë Rugova.