August 12, 2026
1 min read

Kadaj-Bujupi për zhvillimet në Kuvend: Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke bërë një krahasim me aksionet e opozitës gjatë viteve 2015-2016.

Sipas saj, veprimet e atëhershme opozitare ishin ndërmarrë për kauza që lidheshin me rendin kushtetues dhe integritetin e shtetit.

Kadaj-Bujupi kujtoi se deputetët opozitarë kishin përdorur edhe gaz lotsjellës për të pamundësuar votimin, por theksoi se nuk kishte pasur përplasje fizike me deputetët e mazhorancës.

“Aksioni politik është e kundërta e përplasjes fizike”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

Ajo ka vlerësuar se zhvillimet e sotme në Kuvend nuk mund të trajtohen me të njëjtin kriter si aksionet politike të asaj periudhe.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop