August 24, 2026
1 min read

Kadriaj rrëfen sulmin me vezë ndaj Kurtit: “I kisha shtatë, i hodha të gjitha”

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka treguar detaje nga incidenti në Kuvendin e Kosovës, ku ajo hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit.

Kadriaj tha se vendimin për ta ndërmarrë këtë veprim e kishte marrë pasi Kurti kishte njoftuar se seanca konstituive do të shtyhej.

Sipas saj, nëse seanca do të vazhdonte drejt konstituimit, ajo nuk do t’i kishte përdorur vezët.

Deputetja tregoi se me vete kishte marrë shtatë vezë, duke thënë se i kishte pasur “për çdo rast”, ndërsa nuk pranoi të tregonte se si kishte arritur t’i fuste ato në sallën e Kuvendit.

Ajo theksoi se të gjitha vezët i kishte hedhur në drejtim të Kurtit dhe se gjatë veprimit ishte përqendruar vetëm te ajo që kishte planifikuar.

“Cak i vezëve ka qenë vetëm Albin Kurti”, ka deklaruar Kadriaj.

Latest from Blog

Go toTop