Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se nuk është penduar për veprimin ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se atë e ka bërë me vetëdije të plotë.
“Nuk jam pishman që e godita me vezë Albin Kurtin. E kam bërë me vetëdije të plotë”, ka deklaruar Kadrijaj.
Ajo ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi në rast se, sipas saj, shkelet Kushtetuta e Kosovës.
Kadrijaj ka kritikuar gjithashtu Kurtin, duke pretenduar se kryeministri nuk mund të veprojë në kundërshtim me shtetin dhe Kushtetutën.
“Kurti s’ka të drejtë të luajë me shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ajo.