January 19, 2026
1 min read

Kamenicë: Arrestohet burri, dyshohet se sulmoi fizikisht dy policë

Një burrë është arrestuar në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.

I njëjti dyshohet se fillimisht i kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë, e më pas i kishte sulmuar edhe fizikisht ata.

Si pasojë, të dy zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe atyre u është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Latest from Blog

Go toTop