Një njoftim i veçantë ka tërhequr vëmendjen e fansave të muzikës: qeveria kanadeze po shqyrton mundësinë që Kanada të marrë pjesë në Eurovision Song Contest, konkursin ndërkombëtar ku këngëtarë nga e gjithë bota konkurrojnë duke performuar këngë origjinale nën flamurin e vendit të tyre.
Burime qeveritare kanë treguar se Kryeministri Mark Carney është personalisht i përfshirë në këtë iniciativë.
Eurovisioni kryesisht përfaqëson talentin evropian dhe organizohet nga European Broadcasting Union (EBU), por çdo transmetues publik që është anëtar i EBU-së mund të marrë pjesë, duke përfshirë disa jashtë Evropës. Kanadaja është vetëm anëtare afiliate, ndërsa Australia, një tjetër anëtare afiliate, ka marrë pjesë në Eurovision që nga viti 2015.