October 16, 2025
1 min read

Kandidatët e “tradhtuar”: Synuan komunat, humbën në fshatrat e tyre

Ilir Qeriqi i Vetëvendosjes, e synoi krejt komunën, e nuk fitoi as në fshatin e vet.

Madje, në vendin e prejardhjes, në Krojmir të Lipjanit nuk doli as i dyti.

Edhe aty u mposht pa balotazh nga Imri Ahmeti, me gati 60% të votave, e nuk e kaloi as Shukri Bujën pas tij.

As figura e Glauk Konjufcës nuk kreu punë në fshatin e nënkryetarit të partisë, ku në Llugaxhi, Ahmeti i LDK-së, mori vota më së shumti.

Nga tre kundërkandidatë që i pati të Caravikut, kryetari i tashëm i Klinës, Zenun Elezaj i AAK-së, i mundi dy prej tyre, por jo edhe Sokol Bashotën e PDK-së.

Balotazh për Ekrem Kastratin e NISMA-s nuk pati as në vendlindjen e pretendentit për Malishevën nga Vetëvendosje, Valon Hotit, që arriti të marr veç 154 vota në Carrallukë.

As bashkëpartiaku i tij në Kaçanik, Jeton Raka, në vendin e tij nuk arriti ta dominojë Sabedin Vishin e PDK-së, që në Bob, mori mbi 41%, anise në nivel komune e çoi në përballje kokë më kokë.

Xhafer Tahiri, pos që dështoi të kthehet në krye të Vushtrrisë, nuk pati sukses as në Stanovc të vetin, ku doli pas Ferit Idrizit.

Ndërkohë, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes e mbajti qeverisjen në Podujevë, ndërsa fitoi edhe në fshatin e ish-kryetarit, Agim Veliu, por jo edhe në Batllavën e kundërshtarit të tashëm, Ekrem Hysenit.

Për tu krahasuar me kënd spati nevojë, Fatos Shala, i PDK-së, në Junik, që kandidoi për kryetar, por nuk mori hiç më shumë se veç 3 vota.

Gjithë këto të dhëna, janë nga rezultatet preliminare, pa u numëruar edhe votat me kusht e ato të diasporës.

Latest from Blog

Go toTop