Në Leposaviq është raportuar një rast i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person dyshohet se e ka kanosur një grua me qëllim që ta detyrojë të votojë për një subjekt politik.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin e rastit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet më tej.