January 5, 2026
1 min read

Kanosi policët, arrestohet një person në Obiliq

Është arrestuar një person në Obliq, pasi i njëjti ka pasur sjellje arrogante dhe ka kanosur dy zyrtarët policor.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë ndaljes dhe kontrollit në trafik kishte pasur sjellje arrogante dhe kishte kanosur dy zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Latest from Blog

Go toTop