Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”, duke arrestuar në flagrancë dy persona, Saimir Nela dhe Armand Nela (kushërinjtë), të dyshuar si furnizues të grupeve dhe shpërndarësve të kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.
Sipas informacioneve, të dyshuarit u kapën me dy pako, që peshonin 2 kg e 235 gramë kokainë, njofton Policia e Shtetit.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se 2 të arrestuarit furnizonin me drogë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”.