61 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa janë kapur sot në Rinas.
Në operacionin e koduar “Quality” janë prangosur dy shtetas kinezë.
Sipas Policisë së Shtetit, sasia e drogës vinte nga Bankoku dhe ishte e ndarë në 120 pako.
“Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”,