February 4, 2026
1 min read

“Kënaqësi me pa në pranga ata që na e shkeli lirinë”, ish të burgosurat për gjykimin e Cepkenoviqit

Gratë që gjatë luftës ishin në burgun e Lipjanit, kanë përjetuar tortura prej më të këqijave e më çnjerëzoreve.

Krejt rrëfimet e tyre për rrahjet e keqtrajtimin çnjerëzor janë pjesë e aktakuzës për gardianen serbe të asaj kohe, Nadica Cepkenoviq.

Në emisionin “Ora Shtatë”, dy nga ish të burgosurat e burgut të Lipjanit, Mevlude Mezini-Saraqi dhe Jehona Krasniqi, folën pikërisht për gjykimin ndaj Cepkenoviqi.

Mezini-Saraqi tha se dita e martë për të dhe të gjitha gratë tjera ishte ditë fitoreje.

Ajo shtoi se ishte kënaqësi ta shihje në pranga atë që ua ka shkelur lirinë e dinjitetin.

“Pas gjithë këtyre viteve për neve nuk ka qenë një ditë e lehtë, por megjithatë ka qenë një ditë e fituar. Edhe pse ajo është njëra nga kriminelet, sepse ne e kemi obligim të gjejmë edhe urdhërdhënësit, të dënohen secili prej tyre, por kjo është zbatuesja e politikës kriminale serbe dhe për neve ishte një kënaqësi që e shihnim në pranga atë që na e ka shkel lirinë, dinjitetin dhe na ka ofenduar në mënyrat më të ndryshme”, tha Saraqi.

Nga ana tjetër, Krasniqi tha se pavarësisht torturave çnjerëzore, ajo bashkë me ish të burgosurat e tjera nuk janë rrëzuar kurrë, pasi sipas saj, ato janë udhërrëfyese të brezave të rinj.

“Për neve ishte një fillesë e fitores sepse fitore nuk mund t’i themi. Askush nuk mundet me i sanu ato që i kemi përjetuar, kemi menduar që i kemi tejkaluar por thellë diku kishin mbetur në arkivin e trurit tonë. Aq shumë kemi vuajtur sa që kemi marr forcë prej këtyre vuajtjeve, dhe sot te cila gjë që na zhgënjen mundohemi me marr anën pozitive. Ne nuk rrëzohemi sepse jemi udhërrëfyes të brezave të rinj. Fati i krejt kësaj është që jemi gjallë”, u shpreh Krasniqi.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop