by
January 20, 2026
1 min read

Këngëtarja i jep fund fejesës pas 3 vitesh, ndahet nga e dashura

Këngëtarja britanike Emeli Sandé i ka dhënë fund fejesës me pianisten Yoana Karamova.

Artistja 38-vjeçare e konfirmoi këtë për gazetën britanike The Sun. Sipas Sandé, çifti vendosi të ndahej verën e kaluar.

“Është e trishtueshme, por kemi vendosur të ndahemi. Ne ende kujdesemi shumë për njëra-tjetrën, por duhej ta përqendronim kohën dhe energjinë tonë në karrierat tona muzikore”, tha këngëtarja.

Sandé dhe pianistja klasike bullgare Karamova e bënë publike lidhjen e tyre në prill të vitit 2022. Ato njoftuan fejesën e tyre në shtator të atij viti.

Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2023, por e shtyu dasmën për shkak të axhendës së ngjeshur të Sandé-s.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke

Policia: Xhafer Raçi, ende në kërkim!

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur. Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë
Go toTop