Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë.
Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës.
“Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A”, njofton policia.