March 20, 2026
1 min read

Kërcënohet gazetari pas emisionit “Kojshia Show”, rasti në hetim

Një rast i rëndë i kanosjes është raportuar në Ferizaj, ku viktimë ka qenë një gazetar, pas një paraqitjeje televizive.

Ngjarja lidhet me datën 20 mars 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj. Gazetari Sadri Imeri ka raportuar se pas realizimit të një emisioni në “Kojshia Show”, ku të ftuar ishin Gazmend Halili dhe Imeri Imeri, ka filluar të marrë mesazhe ofenduese dhe kërcënuese në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Sipas deklarimit të tij, kërcënimet dyshohet se vijnë nga Sabri Haziri, një person që ai nuk e njeh personalisht. I dëmtuari ka dorëzuar edhe disa nga mesazhet kërcënuese si prova materiale.

Pas raportimit të rastit, është intervistuar pala e dëmtuar dhe është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj. Me urdhër të prokurores kujdestare, është iniciuar rasti penal “Kanosje”.

Njësia e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest from Blog

Go toTop