January 26, 2026
1 min read

‘Kërcet’ grushti në QKUK, rrahen dy kirurgë!

Dy kirurgë janë rrahur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur te ashensori, ku edhe janë përplasur fizikisht.

Të njëjtat burime thanë se zanafilla e këtij incidenti është që nga e premta në një mbledhje të kolegjiumit të kirurgëve, ku dy të përfshirët në rast kishin filluar përplasjen verbale.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe policia, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Latest from Blog

Go toTop