Në seancën gjyqësore për rastin “Banjska”, avokatja mbrojtëse e të akuzuarit Dushan Maksimoviq, Jovana Filipoviq kërkoi që të bëhet ekspertiza e fotografive dhe uniformës nga telefoni i tij personal të përdorura në ngjarje.
Prokurori special Naim Abazi e kundërshtoi fuqishëm këtë kërkesë, duke e konsideruar të paqartë dhe të pakuptimtë dhe paralajmëroi se mund të zvarrisë procedurën.
Ai theksoi se fotografitë lidhen me përgatitjen e grupit, por nuk ka nevojë për ekzaminim shtesë nga mbrojtja.
Avokati mbrojtës i familjes Bunjaku, Arianit Koci mbështeti qëndrimin e prokurorit, duke theksuar se prokuroria do të shqyrtojë çdo detaj të çështjes.
Sa u përket uniformave dhe fotografive prokuroria bëri me dije se nuk ka ekspert për ekzaminimin e tyre, pasi nuk kanë ADN dhe mund të jenë prodhuar nga kompani të ndryshme, duke e cilësuar kërkesën e mbrojtjes si qesharake dhe të paqëndrueshme.
Trupi gjykues pas konsultimit ka refuzuar vendimin që të dëgjohen 9 dëshmitarë të tjerë në këtë rast.
Po ashtu është refuzuar ekspertiza për krahasimin e uniformave dhe fotografive në këtë rast.