September 26, 2025
1 min read

Kërkohej për drogë, kapet nga Policia 23-vjeçari në Reçak të Shtimes

Një 23-vjeçar është arrestuar në fshatin Reçak të Shtimes, ku i njëjti ishte në kërkim nga autoritetet e sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga organet e rendit, i dyshuari A.A., ishte i dënuar me 30 ditë burgim efektiv dhe 500 euro gjobë për veprën penale “Posedim i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Latest from Blog

Go toTop