Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre të pandehur, të dyshuar për përfshirje në një përleshje që ndodhi më 10 gusht në Gjakovë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.
Me vendim të prokurorit, H.D., A.D. dhe E.G. janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një i mitur është ndaluar për 24 orë.
Ndaj H.D. është ngritur dyshimi për vrasje në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armës, ndërsa A.D. dhe E.G. dyshohen për pjesëmarrje në rrahje.
Prokuroria ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e paraburgimit ndaj tre të pandehurve. Rasti ndaj të miturit do të procedohet në procedurë të rregullt.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e përleshjes dhe për të siguruar provat relevante.