September 25, 2025
1 min read

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Të hënën Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi me shumicë votash propozimin e PS për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Një ditë më parë, Prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak. Sipas ligjit, është qeveria që merr vendimin përfundimtar në këtë proces, raporton Euronews.al.

Latest from Blog

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit
Go toTop