February 2, 2026
1 min read

Këshilltarja e Atifete Jahjagës për Demantim News: Presidentja Jahjaga asnjëherë nuk e ka takuar dhe as nuk ka kërkuar takim me Epstein

Emri i Kosovës u përmend në dosjen Epstein, dosje kjo që u publikua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Sipas një emaili të publikuar, presidentja e Kosovës, në vitin 2012 thuhet se kishte takuar takim me Epstein.

Mirëpo, një gjë të tillë, e ka mohuar këshilltarja e Jahjagës, Bleona Hajdari.

Në një prononcim për Demantim News, ajo tha se Jahjaga asnjëherë nuk e ka takuar dhe as nuk ka kërkuar takim me Epstein.

Në një email të palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kerkesa për takim në emër të tij apo të saj.Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet. Kërkojmë që ky sqarim të jepet në të gjitha mediat meqenese Presidentja Jahjaga asnjëherë nuk e ka takuar dhe as nuk ka kërkuar takim me Epstein” tha ajo në përgjigjen e dërguar me e-mail.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop