Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani.
Viktimat janë identifikuar si Tahir Tahiri, 61 vjeç, djali i tij Gentian Tahiri, 34 vjeç, si dhe nipi i tyre 16-vjeçar, Laurent Aliu.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Regensburgut, ndërsa autoritetet kosovare po qëndrojnë në kontakt me familjarët dhe institucionet gjermane për procedurat e mëtejshme.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.