August 10, 2026
1 min read

KFOR-i nis integrimin e Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

KFOR-i ka nisur integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit, në një proces që ka filluar më 10 gusht.

Sipas KFOR-it, ky hap synon optimizimin e pozicionimit të misionit dhe do të zbatohet gradualisht, në varësi të situatës së sigurisë.

Megjithatë, KFOR-i thekson se nuk po tërhiqet nga përgjegjësia për sigurinë e Manastirit dhe mbetet reaguesi i parë në rast të ndonjë rreziku.

Procesi po koordinohet me Policinë e Kosovës, institucionet e vendit, Kishën Ortodokse Serbe dhe EULEX-in, ndërsa KFOR-i u ka bërë thirrje të gjitha palëve për dialog, bashkëpunim dhe shmangie të keqkuptimeve.

Latest from Blog

Go toTop