January 19, 2026
1 min read

KFOR-i stërvitet për beteja të afërme

Ushtarët nga Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilluan stërvitje të Betejës së Afërme (CQB).

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja e rregullt ndihmon në ruajtjen e niveleve të larta të gatishmërisë operacionale, duke mundësuar që trupat të përgjigjen me shpejtësi dhe efektivitet ndaj sfidave të mundshme.

“Stërvitje të tilla nënvizojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e fortë ndërmjet personelit, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop