Festivali i Këngës është kompeticion muzikor që organizohet çdo vit, e fituesi/fituesja e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
Në mesin e emrave konkurrues, është edhe një emër shumë premtues, shkruan Demantim News.
Kimi, djali që bëri krenarë gjithë shqiptarët me përformimin dhe talentin e treguar në ‘American Idol’, do jetë pjesëmarrës në këtë festival.
Ai këtë gjë e ka treguar përmes një video të hedhur në Instagram, ku shihet me veshje kombëtare, duke ndarë ca momente të këngës.
“Shqipëri ta kam borxh një këngë” shkroi ai përbri videos.
Se si do dal Kimi, presim të shohim.
Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU